Qeveria e re e Shqiperise do te kete nje perfaqesim te rendesishem nga Shkodra dhe pikerisht nga lista e deputeteve te zgjedhur me 25 qershor. Fillimisht eshte bere i njohur emri i Senida Mesit, sigurisht pse jo, nje suprize per shumekend. Mesi vjen ne kete post si pasuese e nje tjeter shkodraneje si Ledina Mandia qe mbajti kete post per rreth 3 muaj si pjese e marreveshjes Rama- Basha. “Zv/kryeministre Senida Mesi, deputetja e qarkut Shkodër. S’ka nevojë pësr duartroktitje, vjen nga një karrierë e gjatë në sektorin bankar, pavarësisht barrës së jo pak kalamajve me thënë të drejtën, ka vijuar paralelisht formimin e saj profesional në një universitet prestigjioz në Gjermani. Formimi dhe eksperienca e saj janë ekzaktësisht çfarë në nevojitet”, tha Rama në prezantimin e saj. Natyrisht, pavaresisht zerave te diteve te fundit, rikonfirmimi i Ditmir Bushatit si minister i jashtem eshte mese i merituar. Bushati i dha nje dimension tjeter, shume me te guximshem dikasterit te jashtem, duke marre vleresime publike edhe nga qytetaret. Nga 4 deputete te qarkut Shkoder, 2 do te ulen ne kabinetin qeveritar Rama. Tashme pritet qe me qeverine e re, perfshirjen e dy deputeteve te zgjedhur nga shkodranet me 25 qershor, pritet qe Shkodra si Bashki por edhe rajon te kete nje vemendje shume me te madhe se 4 vitet e shkuara. Perzgjedhja e ketyre emrave nga kryeministri rama eshte vleresim per rezultatin e PS-se ne Qarkun e Shkodres, por edhe per vete keta rajon te Shqiperise. Nese do te ndiqet rregulli i mandatit te kaluar qeverises, ku ministrat duhet te heqin dore nga mandati i deputetit, pritet qe te kete ndryshime edhe ne perfaqesimin ne Kuvend te PS Shkoder. Nese Mesi dhe Bushati do te dorezojne mandatet e deputetit, ne kuvend si perfaqesues te Shkodres do te hyjne Paulin Luli dhe Teuta Qyteza (Shala). ShkodraWeb u uron dy deputeteve te Shkodres Mesi dhe Bushati, tashme edhe pjese e qeverise se re te vendit shume suksese ne te miren e te gjitheve, por natyrisht fillimisht Shkodres e shkodraneve. /ShkodraWeb/