Qëndruan më shumë se 90 ditë në hapësirën “Shengen”, riatdhesohen 36 shtetas shqiptarë nga Franca, Holanda e Belgjika…

Ditën e sotme janë ri-atdhesuar në aeroportin Nënë Tereza, 36 shtetas shqiptarë për shkak se shkelën kushtet e lëvizjes së lirë në zonën ‘Shengen’. Ata u deportuan nga Franca, Holanda dhe Belgjika.

Policia e shtetit njofton se që nga 1 janari deri sot janë ri-atdhesuar mbi 2800 shtetas shqiptarë nga vendet e BE-së.

Loading...