Procesi i numërimit të votave ka përfunduar edhe në bashkinë e Fushë-Arrëzit. Edhe në këtë bashki nuk kishte një garë të mirëfilltë për zgjedhjet e 30 qershorit pasi kandidati, Fran Tuci, ishte i vetëm në listë dhe mori votat e qytetarëve për koalicioni Aleanca për Shqipërinë Europiane. Kandidati i Partisë Socialiste për këtë bashki ka marrë gjithsej 2462 vota.