“Keqardhje ndaj dhjetra studentëve të Universitetit të Shkodrës që më kishin kërkuar takim për të diskutuar për Paktin për Universitetin me kushtin që takimi të bëhej pa media, e që nuk erdhën sepse salla ishte mbushur me kamera. Jam në dispozicion për takim tjetër kurdoherë”. Kështu shkruajti në rrjetet sociale ministrja e Arsimit Besa Shahini, pasi nuk zhvilloi takimin me studentët e Shkodrës. Me vetëm kaq, ajo tregoi se është kopje e shefit të saj edhe në qasjen publike përmes rrjeteve sociale. Madje, fraza e gatishmërisë për takim tjetër kurdoherë, është fjalë për fjalë apo “copy- paste” nga statuset e Ramës për të njëjtën çëeshtje.
Pa u nisur drejt Tiranës Shahini, kanë folur studentët.
“Përderisa kjo nuk pranon kamerat do të thotë që ne jemi në të drejtën tonë. Ka ndodhur një incident i padëshiruar. Kërkuam praninë e kamerave, ato nuk u pranuan. Ministrja nuk pranon kamerat dhe nuk takon studentët. Ministrja largon dhe braktis studnetët. Na tradhëtoi dhe braktisi sallën sepse pyetjet dhe përgjigjet e saj do t’i dëgjonte e gjithë Shqipëria. Kishim shumë pyetje për të. Ligji i Arsimit të Lartë është ligj klientelist. Ne i presim sërish nëse ata duan që të ndërmarrin reforma konkrete”, thanë studentët. Madje, studentët nuk shkruajtën në rrjete sociale, por folën për mediat e gazetarët jashtë universitetit të Shkodrës.
Kush e pranon logjikën se studentët nuk donin kamera me takimin me ministren Shahini? Pse nuk i donin kamerat? Gjatë gjithë ditëve të protestës, nuk kanë ngurruar asnjëherë të shprehet, të thërrasin apo edhe të lëshojnë akuza për qeverinë, ministrinë e ministren.
Natyrisht, Shahinit i interesonte takimi pa kamera. Dhe për një arsye të thjeshtë. Siç ka ndodhur në takime të tjera, ajo nuk mundit të zgjedhë audiencën që do të kishte përballë. Nuk mundi të organizonte një takim- monolog, të ngjashëm me ata të shefit të tij Rama. Është e qartë se ministrja e Arsimit i druhej një përballje televizive me studentët e Shkodrës, i druhej fjalëve e qëndrimeve të tyre. E vetëm kështu mund të ndodhte. Një zonjë që ngjitet në një post me peshë e përgjegjësi shumë më të madhe se shpatullat, këtë zgjedhje do të bënte. Prova e parë gjenerale për show në shembullin e shefit Rama, i dështoi ministres së re Shahini. Madje i dështoi në Shkodër, një qytet i njohur për xhentilesën e tij ndaj femrave. /Shënim i ShkodraWeb/