Ditën e sotme Ministrja e re e Arsimit, Besa Shahini, kishte programuar një takim me studentët e Shkodrës, por ky takim është anuluar prej këtyre të fundit pak para nisjes.
Në një reagim në Twitter ajo ka sqaruar se takimi është anuluar nga studentët sepse ata e kishin kërkuar pa prani të mediave, e ndërsa ambienti ku do të zhvillohej ky takim, ishte mbushur me kamera e gazetarë.
“Keqardhje ndaj dhjetra studentëve të Universitetit të Shkodrës që më kishin kërkuar takim për të diskutuar për #paktinpëruniversitetin me kushtin që takimi të bëhej pa media, e që nuk erdhën sepse salla ishte mbushur me kamera. Jam në dispozicion për takim tjetër kurdoherë”, ka deklaruar ajo.