“PS dhe eksponentë të saj kërcënojnë mësues për votën”, kryetari i PD- së Malësi e Madhe denoncon

Nga Anton KOKAJ

Si qytetar i këtij vendi dhe mbi të gjitha si kryetar i Partisë Demokratike dega Malësi e Madhe nuk mund të qëndroj kurrsesi indiferent ndaj kërcënimeve që po u bëhen mësuesve në çdo rreth, qytet e qark nga Partia Socialiste dhe eksponentë të saj për votën. Siç ne e pamë me zë dhe figurë në një nga komunikimet dëshpëruese të kryeminstrit ku kërcënonte çdo mësues se do të humbasin pozicionin e punës së tyre nëse nuk votojnë partinë e tij e njëjta gjë po ndodh edhe me mësuesit në Malësinë e Madhe të cilët janë kercënuar me vendin e tyre të punës, por malësoret nuk dinë të tuten!


Deputeti Paulin Sterkaj i cili kandidon për një tjetër mandat këto zgjedhje ka realizuar një takim me mësues të Malësisë së Madhe duke i kercënuar me largimin e tyre nga puna nëse nuk votojne ata dhe të afërmit e tyre Partinë Socialiste. Të nderuar mësues këto janë përpëlitjet e fundit të një klike që me 25 prill do të marrë përgjigjen e duhur atë të shporrjes një herë e mirë ndaj mos u lëkundni në besimin tuaj për një Shqipëri ndryshe për një Shqipëri e cila do të fitojë edhe arsimin! Më lejoni t’ju sjell në vëmendjen tuaj se sa shumë do të ndryshojë arsimi pas fitores së padiskutuar të 25 prillit:

1.Partia Demokratike do të sigurojë tekste shkollore të reja falas, për 350 mijë nxënës. Po kështu fëmijët e të gjitha familjeve në nevojë do të përfitojnë paketa shkollore dhe tekste falas gjatë gjithë arsimit parauniversitar.

2. Ne do të rrisim me 60% pagat e mësuesve dhe as edhe një mësues nuk do të marrë më pak se 700 Euro në muaj rrogë.

3. Do të japim bursë të plotë për çdo student që vjen nga familje me të ardhura nën 64 000 Lekë. Dhe gjysmë-bursa (50%) për studentët nga familje me të ardhura mbi 64 000 Lekë.


4. Praktika pune të paguara për studentët që bëjnë kërkime shkencore pranë universiteteve tona.

5. Do të rrisim pagat me 50%, duke ju garantuar pedagogëve paga prej 900 Eurosh në muaj dhe profesorëve paga prej 1300 Euro.
Ja përse duhet të votoni Partinë Demokratike!

© ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Channel