Skip to content
23 March, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Aktualitet
  • Kryesore
  • Politika

“Propagandën deputeti Benet Beci ta bëjë atje ku duhet”, protesta për rrugën e Dukagjinit, reagon Bardh Spahia

ShkodraWeb 2 weeks ago

Shkruan në Facebook Bardh Spahia, kryetar i Bashkisë Shkodër: Protesta e banorëve të Dukagjinit për rrugën është një e drejtë legjitime, e cila ka mbështetjen time të plotë që ditën e parë dhe të cilën i inkurajoj ta çojnë deri në fund dhe të mos tërhiqen për asnjë rrethanë.

Duke mos dashur në asnjë moment ta politizoj këtë reagim model që komuniteti Dukagjinas ka patur në të dy protestat, dua të theksoj mbështetjen time absolute dhe të bashkisë Shkodër për ndërtimin e rrugës që lidh Shalë, Shosh dhe Pult me Shkodrën. Ajo që dua të bëj të qartë për opinionin publik dhe banorët e Dukagjinit në veçanti, është fakti se dokumentat janë zyrtare, kanë data të protokolluara dhe me to nuk mund të bësh lojëra fjalësh. Prandaj propagandën deputeti Benet Beci ta bëjë atje ku duhet, në parlament dhe tek kryeministri i tij Edi Rama që kanë anulluar investimin e kësaj rruge dhe bllokojnë politikisht në mënyrën më të shëmtuar çdo investim që ka të bëjë me Shkodrën.

LEXONI EDHE: “Jam plotësisht dakord me protestën”, rruga e Dukagjinit, Benet Beci: Mbështes kerkesën për ndërtimin, do firmos peticionin për autoritetet

Edi Rama dhe Benet Beci si ish drejtor i FSHZH-së kanë detyrimin sot të bëjnë publike arsyet përse e kanë anulluar financimin e kësaj rruge në vitin 2013 edhe pse kishte një projekt dhe fond të parashikuar, dhe prej 10 vitesh që qeverisin vendin, nuk kanë kryer këtë investim kur në zyrat e tyre është gati projekti për këtë rrugë. Edi Rama dhe Beci i tij e dijnë fare mirë se në vitin 2013 si për rrugën e Thethit dhe të Vermoshit, kishte projekt edhe për vazhdimin e rrugës së Dukagjinit nga Prekali ku ishte mbyllur faza e parë e investimit, por e anulluan si hakmarrje politike krahinore dhe sepse ishte gjithçka e realizuar nga qeverisja e PD deri në vitin 2013.

Bashkia Shkodër ka bërë dhe do të bëjë gjithcka për mirëmbajtjen e kësaj rruge edhe pse vazhdimisht përballet me pengesat e qëllimshme për arsye politike nga përfaqësuesit e Edi Ramës dhe në Shkodër.

Çdo lojë politike dhe skenar në prag të zgjedhjeve vendore të 14 Majit do të marrë përgjigjen e merituar, sepse për ne nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë çështje fushatash, misioni që kemi marrë përsipër për t’i shërbyer qytetarëve të Bashkisë Shkodër.

Continue Reading

LAJM PARA: “Jam plotësisht dakord me protestën”, rruga e Dukagjinit, Benet Beci: Mbështes kerkesën për ndërtimin, do firmos peticionin për autoritetet
LAJM PAS: DOKUMENTET – Bashkia Shkodër publikon korrespondencën me qeverinë, ARRSH dhe FSHZH- në për ndërtimin e rrugës së Dukagjinit

TË FUNDIT

FOTOLAJM – Frederik Ndoci në krah të Benet Becit, ka edhe një mesazh në vargje për “militantin”…
  • Kryesore

FOTOLAJM – Frederik Ndoci në krah të Benet Becit, ka edhe një mesazh në vargje për “militantin”…

1 hour ago
FOTO – Çfarë po ndodh me llogarinë e Luizit në Instagram, janë fshirë të gjitha publikimet, edhe foto e profilit
  • Aktualitet

FOTO – Çfarë po ndodh me llogarinë e Luizit në Instagram, janë fshirë të gjitha publikimet, edhe foto e profilit

1 hour ago
MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 23 mars 2023…
  • Aktualitet

MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 23 mars 2023…

4 hours ago

TË FUNDIT

  • FOTOLAJM – Frederik Ndoci në krah të Benet Becit, ka edhe një mesazh në vargje për “militantin”…
  • FOTO – Çfarë po ndodh me llogarinë e Luizit në Instagram, janë fshirë të gjitha publikimet, edhe foto e profilit
  • MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 23 mars 2023…
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 23 mars 2023…
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 23 mars 2023…
  • Shqipëria u lëkund nga termeti i fortë, ja ku ishte epiqendra dhe sa magnituda e tij…

TË FUNDIT

FOTOLAJM – Frederik Ndoci në krah të Benet Becit, ka edhe një mesazh në vargje për “militantin”…
  • Kryesore

FOTOLAJM – Frederik Ndoci në krah të Benet Becit, ka edhe një mesazh në vargje për “militantin”…

1 hour ago
FOTO – Çfarë po ndodh me llogarinë e Luizit në Instagram, janë fshirë të gjitha publikimet, edhe foto e profilit
  • Aktualitet

FOTO – Çfarë po ndodh me llogarinë e Luizit në Instagram, janë fshirë të gjitha publikimet, edhe foto e profilit

1 hour ago
MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 23 mars 2023…
  • Aktualitet

MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 23 mars 2023…

4 hours ago
HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 23 mars 2023…
  • Argëtim

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 23 mars 2023…

4 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.