Dy nga prokurorët që po hetojnë në Shqipëri një dosje të trafikut të drogës nga Shqipëria në Itali, kanë marrë në pyetje sot Moisi Habilajn në vendin fqinj.
Burimet bënë të ditur se Habilaj, i cili akuzohet si drejtuesi i një grupi të strukturuar kriminal për trafik ndërkombëtar droge, është marrë në pyetje për rreth 3 orë nga prokurorët Besim Hajdarmataj dhe Vladimir Mara në burgun e Katanias, ku ai ndodhet që pas arrestimit te tij, tetorin e kaluar.
Po ashtu prokurorët e Krimeve të Rënda që kanë shkuar në Itali, do të marrinkanë marrë në pyetje edhe dy shqiptarë të tjere, si pjesë e këtij grupi narkotrafiku, Maridian Sulaj dhe Nazer Seiti. Sulaj është arrestuar në Itali dhe është hetuar nga Prokuroria e Katanias, për trafik ndërkombëtar droge.
Ndërsa Nazer Seiti është arrestuar në Vlorë. Por përveçse ishte në hetim nga Prokuroria për Krimet e Rënda në Shqipëri, për të kishte urdhër arresti edhe nga autoritetet italiane, arsye për të cilën u ekstradua drejt vendit fqinj.