Detaje të reja dalin nga ngjarja e rëndë ne Mirdite pak minuta me pare. Burimet nga vendngjarja thane se ka humburjetën në qender te Rreshenit, Armando Gjini rreth 48 vjec. Ai njihej edhe me emrin Tonin Gjini. Ende nuk dihet shkaqet e ngjarjes. Policia ne vendin e ngjarjes po punon per kapjen e autoreve. Armando Gjini i njohur si pjesë e grupit të Met Kananit.
Mirditë / Informacion paraprak
Në qytet Rrëshen, në rrethana ende të paqarta, është v.rarë me a.rmë zjarri shtetasi A.Gj. vjeç 48, banues në Rrëshen. Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zones me qëllim kapjen e autorit.
Kush ishte Armando (Tonin) Gjini
Tre muaj më parë Armando Gjinit i vendosën një sasi e.ksplozivi në sediljen e automjetit. Ai hetoi pakon e e.ksplozivit pasi dërgoi fëmijët në shkollë duke njoftuar menjëherë forcat xheniere. E.kslpozioni ndodhi menjëherë sapo u prek në tentativë nga forcat xheniere për ta nxjerrë pakon nga makina.
Gjini u prangos vitin e kaluar në datë 12 maj si pjesë e grupit të “baronit të d.rogës”, Met Kanani. Vitin e kaluar në kuadër të operacionit ‘Precizioni’ Gjini u arrestua së bashku me 37 persona të tjerë, ndërsa u sekuestruan 8 ton d.rogë. “Ushtria e Met Kananit” shkëmbente k.anabisin nga Shqipëria me h.eroinë nga Turqia. Por 4 ditë pas arrestimit Gjini u lirua nga burg, ndërsa hetimet e para janë pikërisht në këtë pistë.
Met Kanani njihet nga mediat turke si “Eskobari shqiptar” për shkak të famës që ai ka marrë atje si koka e një rrjeti të madh të t.rafikut të lëndëve n.arkotike përfshirë edhe h.eroinë e k.okainë. Nga operacionet e zhvilluara më herët edhe në Itali, Greqi, Turqi e Shqipëri, bandës i është sekuestruar mbi 8.4 ton k.anabis me vlerë tregu 10 mln euro.