Procedohet penalisht nje 70- vjecar, akuzohet per shkaktar zjarri

Drejtoria Vendore e Policise Shkoder njofton: Procedohet penalisht dhe ndiqet në gjëndje të lirë një shtetas i dyshuar si shkaktar i zjarrit nga pakujdesia
Më datë 01.08.2017, nga Seksioni për hetimin dhe parandalimin e krimeve në Stacionin e Policisë Velipojë, është proceduar penalisht dhe ndiqet në gjëndje të lirë shtetasi Gj.K, 70 vjeç, banues në Reç i Ri Velipojë Shkodër.
Ky shtetas dyshohet se rreth orës 12:00, në fshatin Reç i Ri, Velipojë i ka vendosur zjarrin disa shkurreve ku është djegur nga zjarri një sipërfaqe me rreth 15 hektarë barë dhe shkurre.
Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Shkatërrim prone me zjarr”.