![](https://www.shkodraweb.com/wp-content/uploads/2023/01/100-VJET-KMSH-1024x539.jpg?x28643)
1923 – 2023, një shekull Komuniteti Mysliman i Shqipërisë!
Një shekull mëvetësi
Një shekull me sfida
Një shekull shërbim
Të dashur motra dhe vëllezër shqiptar kudo që ndodheni, viti 2023 është 100-vjetori i pavarësimit dhe themelimit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.
Në këto njëqind vite institucioni ka kaluar sfida dhe suksese të jashtëzakonshme, por me ndihmën e Zotit ia ka dalë çdo herë të menaxhojë me sukses si sfidën, ashtu edhe suksesin.
Për mua është një privilegj dhe përgjegjësi shumë e lartë të jem kryetari i 10-të i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.
Privilegj sepse kam nderin t’i shërbej bashkëatdhetarëve të mi dhe të jem pasardhës i shumë figurave të shquara që kanë drejtuar KMSH në këtë shekull.
Përgjegjësi sepse unë jam i vetëdijshëm dhe jam munduar të mbaj çdo sekond në mendje, në zemër e në ndërgjegje që do të dal një ditë përpara Zotit të gjithësisë dhe të përgjigjem për shërbimin ndaj fesë së Tij.
Përgjatë vitit 2023 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë do të zhvillojë një sërë aktivitetesh në kuadër të 100-vjetorit.
Prezantimi i parë i të cilave është logoja zyrtare (foto) që prezantojmë sot, 1 janar 2023. /Publikuar në Facebook nga Bujar SPAHIU, kryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë/