Skip to content
11 March, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Prindërit dhe gjyshja s’morën trajtimin e duhur”, flet djali i viktimave që u helmuan nga kërpudhat…

ShkodraWeb 9 May, 2021
familja haliti durres

Një tragjedi ka ndodhur në Durrës, ku tre anëtarët e familjes Haliti, Elfete, Afrim e Ferzinaze nga Gjilani i Kosovës ndërruan jetë nga konsumimi i kërpudhave.

Djali i çiftit Haliti u shpreh se mjekët i kishin thënë se ishte shumë vonë, e se kanë kaluar 24 orë nga helmimi. Ai shtoi se miqtë e familjes bënë gjithçka për të mbajtur në jetë anëtarët e familjes, por fatkeqësisht gjithçka përfundoi tragjikisht.

“Mjekët më kanë thënë se isha shumë vonë, se kanë kaluar 24 orë. Raportet mjekësore kanë qenë shumë të vona. Është reaguar shumë vonë.

Afrimi ka pasur dashamirë e shokë shumë, pasi u mor vesh ndihma ishte kaq e madhe, sa pas ndërhyrjes së miqve, u bë e mundur që gjithçka që ka qenë e mundur në Spitalin e Tiranës. Është bërë çdo gjë që ka qenë e mundur në Tiranë. Prindërit e mi ikën tani. Varrimi bëhet në orën katër e gjysmë në varrezat e qytetit Gjilan”, deklaroi djali i çiftit që ndërroi jetë nga helmimi i kërpudhave.

“Rasti është i rëndë për familjen tonë. Ne nuk kemi dashur të prononcohemi si familje pa e marrë vesh të vërteten. Familja ka shkuar në shtëpi të vet, sepse babi ka qenë shtetas i Shqipërisë. Ajo është shtëpia jonë, babi ka qenë dhe me dokumente shtetas i Shqipërisë. Ngjarja ka rrjedh, janë infektuar prej ushqimit që kanë ngrënë. Diçka që është shqetësuese”, ka thënë djali i të ndjerit.

Ai ka hedhur dyshime se ata janë helmuar nga konsumimi i kërpudhat, pasi siç deklaroi ai në shtëpi kishin edhe një qen i cili po ashtu ka ngordhur. “Ne e kemi pasur edhe një qen atje, dhe edhe qeni ka vdekur, ai nuk e konsumon asnjëherë ushqimin që ne e hamë. Kjo shkon përtej dyshimit, sepse qeni nuk konsumon kërpudha. Babi ka dalë shpesh për të na mbledhur kërpudha, nuk është se nuk i ka njohur kërpudhat”, u shpreh ai.

Djali i viktimës më tej akuzoi mjekët për neglizhencë të dhënies së shërbimit mjekësor. “Neglizhenca e mos trajtimit të duhur në spitalin e Manzës, tre pacientë të shkojnë me të njëjtat simptoma e të kthehesh në shtëpi me hapa, nuk është normale, pa analiza, pa kurrfarë përkushtimi të lirosh pacientin në atë gjendje nuk është normale. Kanë marrë vetëm një infuzin dhe i kanë liruar në shtëpi, gjendjen e kanë pasur të rëndë”, tha djali i viktimës.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: FOTOLAJM – Kampionatin italian e fitoi Inter por Rama tregon dhuratën që mori nga Juve me rastin e…
Artikull pasardhës: Helidon Bushati: Pavlefshmëria e “25 Prillit”, përsëritja e zgjedhjeve në qarkun e Shkodrës, nuk duhet vonuar…

TË FUNDIT

kupa gjysfinale 2026

Shorti i Kupës së Shqipërisë, Vllaznia njeh rivalin në rrugëtimin drejt finales së dytë më të rëndësishme të sezonit

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
miser bllokuar aku 2025

Procedime disiplinore për 13 inspektorë të AKU Tiranë e Shkodër, lëshime në detyrë për 130 ton misër të bllokuara

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
bashkia shkoder naten 2025

Bashkia Shkodër hap me dy kalime aksin Parrucë- Xhabije, synohet lehtësimi i qarkullimit rrugor…

ShkodraWeb 10 March, 2026 0

TË FUNDIT

  • Shorti i Kupës së Shqipërisë, Vllaznia njeh rivalin në rrugëtimin drejt finales së dytë më të rëndësishme të sezonit 10 March, 2026
  • Procedime disiplinore për 13 inspektorë të AKU Tiranë e Shkodër, lëshime në detyrë për 130 ton misër të bllokuara 10 March, 2026
  • Bashkia Shkodër hap me dy kalime aksin Parrucë- Xhabije, synohet lehtësimi i qarkullimit rrugor… 10 March, 2026
  • Gjendet i pajetë në banesën e tij në Kiras 45- vjeçari, policia e Shkodrës jep informacionet e para… 10 March, 2026
  • VIDEO – Ngjarja e të hënës në Kiras të Shkodrës, policia shpall në kërkim 40- vjeçarin që qëlloi me armë 10 March, 2026
  • VIDEO – Arrestohen në Tiranë dy të rinjtë shkodranë, akuzohen për tregëti armësh, iu gjetën 6 pistoleta 10 March, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 10 mars 2026… 10 March, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 10 mars 2026… 10 March, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 10 mars 2026… 10 March, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Humb jetën shoferi, makina përplaset me shtyllën dhe murin në aksin Shtoj- ish- Reparti Ushtarak 9 March, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – PD zyrtarizon kandidaturat për kryetar të degës Shkodër, garojnë Ibro dhe Çylybyli 9 March, 2026
  • E TRISHTË – Ndahet nga jeta ish- drejtori sportiv i Vllaznisë, u godit nga një arrest kardiak në aeroport… 9 March, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

kupa gjysfinale 2026

Shorti i Kupës së Shqipërisë, Vllaznia njeh rivalin në rrugëtimin drejt finales së dytë më të rëndësishme të sezonit

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
miser bllokuar aku 2025

Procedime disiplinore për 13 inspektorë të AKU Tiranë e Shkodër, lëshime në detyrë për 130 ton misër të bllokuara

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
bashkia shkoder naten 2025

Bashkia Shkodër hap me dy kalime aksin Parrucë- Xhabije, synohet lehtësimi i qarkullimit rrugor…

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
ambulance shkoder 2024

Gjendet i pajetë në banesën e tij në Kiras 45- vjeçari, policia e Shkodrës jep informacionet e para…

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.