Policia Kufitare e Sarandës bën me dije se u ka ardhur në ndihmë dy shtetasve të huaj në vendin e quajtur Pema e thatë në Ksamil. Mësohet se policia pasi është njoftuar se shtetasi G.B, 32 vjeç, banues në Francë kërkon ndihmë pasi mjeti argëtues tip motor uji nuk i ndizej dhe kishte mbetur në det bashkë me një tjetër person përballë bregut të Vivarit.
Shtetasit e huaj po lundronin me një “Jet ski” e cila ka pësuar defekt dhe nuk ndizej. Në vënd shkoi Patrulla e Policise Kufitare me mjetin lundrues të Policisë ku konstatuan se në mjet ishte edhe shtetasja Sh.A, 22 vjeçe. Policia Kufitare shoqeroi të dy shtetasit të cilët ishin në gjendje të mirë shëndetësore. Nga ana e patrullës u tërhoq mjeti në bregun e detit.
FACT CHECK: ShkodraWeb synon t'ju informojë në mënyrë të drejtë dhe të saktë. Nëse ju konstatoni se ka ndonjë pasaktësi të mundshme, jeni të lutur të na e raportoni këtu