Drejtoria e Pergjithshme e Policise se Shtetit njofton: “Policia e Shtetit konfirmon se 1 nga 8 te arrestuarit në Malajzi, të dyshuar për terrorizëm, është shtetasi shqiptar Z.K., i cili banon dhe punon prej vitesh ne ate shtet ku dhe ka mbaruar studimet e larta.
Strukturat e specializuara të Antiterrorit në Policinë e Shtetit janë duke punuar intensivisht për rastin në fjalë si dhe për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.
Policia e Shtetit po bashkëpunon me agjensitë e tjera ligjzbatuese e inteligjente në vend dhe jashtë saj, duke shkembyer të dhëna.”. /ShkodraWeb/