Policia e Shkodrës vijon të shenjestrojë drejtuesit e motorcikletave, të cilat jo rradhë herë kanë qënë burim aksidentesh edhe me pasojë vdekjen. Në vetëm 24 orë një drejtues motori është arrestuar dhe 3 të tjerë janë proceduar. Në të gjitha rastet, drejtuesit nuk kanë patur patentë dhe kanë përfunduar në arrest ose të proceduar. Më poshtë, njoftimet e policisë së Shkodrës.
Më datë 13.07.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi L.Q., vjeç 30, banues në fshatin Shtoj i Vjetër, Shkodër, sepse, në lagjen “Skenderbeg”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Loncin”, pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.
Më datë 13.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin M.M., vjeç 29, banues në fshatin Myselim, Shkodër, pasi në rrugën “Lëvizja e Postribës”, Shkodër, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motoçikletën tip “Dayang”, pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.
Më datë 13.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin A.P., vjeç 44, banues në Shkodër, sepse, në rrugën “Lëvizja e Postribës”, Shkodër, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin motoçikletën tip “Dayang”. Neni 291 i Kodit Penal.
Më datë 13.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin B.I., vjeç 45, banues në fshatin Guri i Zi, Shkodër, sepse, në rrugën “Lëvizja e Postribës”, Shkodër, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin motoçikletën tip “Dayang”. Neni 291 i Kodit Penal.