NEWS I ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Media – E Verteta të bën të lirë!

“Po punojnë në kushte shumë të vështira”, Mark Zuckerberg: 100 milionë dollarë ndihmë për gazetarët e mediat

Një shumë 100 milionë dollarë për gazetarët, në veçanti ata që janë të fokusuar tek pandemia dhe lajmet lokale vjen si mbështetje nga CEO i Facebook, Mark Zuckerberg. Lajmin e ka bërë me dije vetë Zuckerberg në një postim në rrjetet sociale, ku thekson gjendjen e vështirë ekonomike që ka shkaktuar kriza e korona virusit në kompanitë mediatike në të gjithë botën.


“Tani gazetarët po punojnë në kushte shumë të vështira për t’i mbajtur qytetarët të informuar, dhe shumë kompani mediatike janë në krizë për shkak të ndikimit ekonomik të shpërthimit të virusit. Lajmet lokale janë veçanërisht të goditura, kështu që ne kemi akorduar 25 milion dollarë për financim si grante urgjente përmes Projektit të Gazetarisë në Facebook, dhe 75 milion $ të tjera në marketing, për të mbështetur gazetarët dhe organizatat e lajmeve që mbulojnë krizën e koronavirusit”, shkruan Zuckerberg.

“Shpresojmë të mbështesim sa më shumë gazetarë gjatë kësaj periudhe, në mënyrë që të vazhdojnë punën e tyre dhe të na mbajnë të informuar”, vijon ai.

Për t’u abonuar në kanalin tone në YouTube ShkodraWeb TV mjafton të klikoni: SUBSCRIBE dhe do të informoheni me lajme me video por dhe argëtoheni pa fund me humor të zgjedhur! ABONOHU tani!