Ambasadori amerikan Lu ka folur gjithmonë për “peshq të mëdhenj” në politikë apo si zgjatime të politikës. Në fakt, po rezulton se “peshqit e mëdhenj” paskan qenë në sistemin e drejtësisë dhe me shumicë. Fakti që thuajse gjysma e atyre që kanë kaluar në vetting, kanë mbetur në rrjetë flet shumë.
Fakti tjetër mjaft interesant është se po largohen ata që mund të konsiderohen “VIP”-a të sistemit. Ata që kanë patur një karrierë “brilante” nga gjytatat e rretheve apo periferive në Gjykatën e Lartë e Kushtetuese e madje, edhe në “qeverinë” e gjyqësorit- KLD- në.
“Rastësisht” pikërisht këta po na rezultojnë pasanikët më të mëdhenj, me vila dhe shtëpia anëkënd Shqipërisë, me makina luksoze, dhjetra llogari bankare, shumëfishim gjeometrik i të ardhurave e promave, blerje trojesh me cmime mëse qesharake dhe shitje me çmime astronomike brenda një kohe të shkurtër.
Ka edhe më, po të jeni të vemendshëm. Shumica e atyre që janë larguar, i përkasin kategorisë së gjyqtarëve të katapultuar nga politika, pasi i kanë bërë kësaj të fundit favore brenda sistemit të togave të zeza. Janë gjyqtarë që kanë dhënë mandate “në tavolinë”, janë gjyqtarë që kanë mbyllur pasi i kanë “gjykuar” çeshtje të ndjeshme të tipit “21 janar”… Pra janë “toga të zeza” që sot po ja paguajnë politikës të gjitha haraçet ndër vite, madje edhe me interesa.
Nuk është e vështirë të kuptohej se nga ky soj, drejtësia është kuptuar dhe përdorur si bisnes. Të gjitha sa thamë më lart, nuk do të kishte qenë e mundur të siguroheshin nëse gjyqtarë e prokurorë do të shisnin “drejtësinë”. Madje me çmime sa “frëngu-pulën”.
Në nisje të vetting- ut, sistemi i drejtësisë është në prag kolapsi. Gjykata Kushtetuese është jashtë loje. Po u vijua me këtë ritën, edhe nivele e tjera do të fune në kolaps nga mungesa e gjyqtarëve për të formuar kolgjet apo edhe kuorumet e nevojshme. Në një sistem të brishtë si ky i yni, kjo është mjaft negative. Teorikisht, balancat duhet të ruajë pikërisht ky pushtet.
Por nga ana tjetër, “çdo e keqe e sjell me vete një të mirë”. Është pikërisht mundësia apo shpresa që nga bisnes, drejtësia të kthehet në profesion. Edhe pse në pamje të parë duket e vështirë. Studentet e dalë nga bankat e juridikut anëkend vendit, jo në pak raste kanë paguar pët të marrë provime e sidomos, notat e mira. Në një farë mënyre, edhe ata janë infektuar nga sëmundja e “bisnesit me drejtësinë”. Madje në Shkodër, deri vono ka qarkulluar në formën e barcaletës se “më duhet urgjent në vend pune të marr paratë që u kam dhënë pedagogëve” për tu bërë jurist.
Por gjithsesi, shpresë ka… /Shënim i ShkodraWeb/