Skip to content
21 April, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Plagosja ne unazen lindore te Shkodres, sherri nisi per faturen e dritave

ShkodraWeb 6 August, 2017
plagunlind
Arrest me burg ka dhënë masen e sigurisë Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër për Dedë Gurin 60 vjecarin I cili është autori I plagosjes së 33 vjecarit Fatmir Zyla ngjarje e ndodhur në Unazen Lindore të Qytetit të Shkodrës mbrëmjen e 3 gushtit. Nga sa mësohet autori Dedë Guri ka pranuar autoriësinë e plagosjes para gjykatës dhe mësohet se është shprehur se nuk ka pasur qëllim vrasjen e tij dhe se cdo gjë e ka bërë në vetëmbrojtje. Ndërsa nga ana tjetër ka kërkuar përmes avokatit mbrojtës që masa e sigurisë arrest me burg e kërkuar nga prokuroria të zëvëndësohet me arrest shtëpie. Cka është refuzuar nga gjyaka e cila ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për 60 vjecarin Dedë Guri.
Gjithashtu është zhvilluar edhe gjyqi ndaj të plagosurit Fatmir Zyla, séanca gjyqësore u zhvillua ne Spitalin e Shkodrës ku I dëmtuari ndodhet nën kujdesin e mjekëve për shkak të plagëve të marra dhe ndërhyrjes kururgjikale që ka pasur. Gjykata ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg me afat 22 ditë për 33 vjecarin I cili nga prokuroria akuzohet për armëmbatjte pa leje dhe kultivim dhe shitje të lëndëve narkotike. Akuza këto që janë mohuar nga 33 vjecari, I cili është shprehur se konflikti mes tij dhe Dedë Gurit ka nisur për shkak të faturës së dritave. Nga ana tjetër vjehrra e të plagosurit Fatmir Zyla, 62 vjecarja Mire Legjeja, para gjykatës është shprehur se arma e gjetur është e saj si dhe lënda narkotike. Madje ajo mësohet të ketë thënë se armën e ka mbajtur në shtëpi pasi jeton e vetme për vetëmbrojtje, ndërsa lëndën narkotike e ka kultivuar vetë dhe e ka përpunuar me qëllim shitjen e saj. Gjykata ka vendosur nga 62 vjecares masën e sigurisë arrest shtëpie me mbikqyrje elektronike.
Konflikti mes Dedë Gurit dhe Fatmir Zylës mësohet të ketë nisur për shkak të faturave të pa shlyera nga 33 vjecari. I cili kishte me qëra një local në Unazën lindore të Shkodrës pronë e shtetasit Dedë Gurit, ky konflik për shkak se 60 vjecari ka kërkuar shlyerjen e detyrimeve, por 33 vjecari ka refuzuar për shkak të pretendimit se shtëpia e cila ndodhet mbrapa lokalit pronë e 60 vjecarit është furnizuar me energji elektrike. Në momentin e plagosjes së 33 vjecarit, mësohet të ketë qenë vjehrra e tij e cila të ketë nxjerrë armën e zjarrit tip pistoletë për të qëlluar ndaj Dedë Gurit, por mësohet se arma nuk ka shkrepur.  Dedë Guri mësohet të ketë qenë I arrestuar nga  policia nën akuzen e vjedhjes së energjisë elektrike në vitin 2013. /ROZAFA.TV/
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Kaos ne qarkullimin rrugor ne qytetin e Koplikut
Artikull pasardhës: Flet valltarja e njohur: Cfare hoqa 27 dite ne Shqiperi, nuk i kam hequr 27 vjet jashte

TË FUNDIT

fred sterkaj endrit halaj pd 2026

ZGJEDHJET NË PD – Ferdi Sterkaj drejt rikonfirmimit si kryetar i PD- së Malësi e Madhe, ja kur votohet…

ShkodraWeb 21 April, 2026 0
masters 5x5 2026

FOTO – Futbolli bashkon dhe frymëzon në çdo moshë, kampionati 5×5 Masters përmbyll me sukses edicionin e parë në Shkodër

ShkodraWeb 21 April, 2026 0
shkreli landfill bushat zjarr 2026

“Përpjekje për ta trajtuar si çështje politike”, zjarri në landfillin Bushat, kryetari Shkreli: Shpreh keqardhje…

ShkodraWeb 21 April, 2026 0

TË FUNDIT

  • ZGJEDHJET NË PD – Ferdi Sterkaj drejt rikonfirmimit si kryetar i PD- së Malësi e Madhe, ja kur votohet… 21 April, 2026
  • FOTO – Futbolli bashkon dhe frymëzon në çdo moshë, kampionati 5×5 Masters përmbyll me sukses edicionin e parë në Shkodër 21 April, 2026
  • “Përpjekje për ta trajtuar si çështje politike”, zjarri në landfillin Bushat, kryetari Shkreli: Shpreh keqardhje… 21 April, 2026
  • Bashkëshorti denoncon largimin e gruas së tij 40- vjeçare nga banesa në Malësinë e Madhe… 21 April, 2026
  • VIDEO – Ministri i Bujqësisë Andis Salla viziton fermën e mbarështimit të derrave në Vau Dejës… 21 April, 2026
  • Rrugëtimi i Aleks Vulajt, kandidati që synon të përfaqësojë zërin e emigrantëve, nga Shënkolli në zemër të Legnanos 21 April, 2026
  • NGA PJETËR JAKU – Fishta ka nevojë të lexohet jo të luksohet… 21 April, 2026
  • PERSONAZH – Presidenti i Konferencës Ipeshkvnore imzot Gjergj Meta, 50 vite jetë dhe 25 në sherbim meshtarak 21 April, 2026
  • DOKUMENTI – Procesi i zgjedhjes së administratorit të UNISHK, përfundon në Gjykatën Administrative 21 April, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 21 prill 2026… 21 April, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 21 prill 2026… 21 April, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 21 prill 2026… 21 April, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

fred sterkaj endrit halaj pd 2026

ZGJEDHJET NË PD – Ferdi Sterkaj drejt rikonfirmimit si kryetar i PD- së Malësi e Madhe, ja kur votohet…

ShkodraWeb 21 April, 2026 0
masters 5x5 2026

FOTO – Futbolli bashkon dhe frymëzon në çdo moshë, kampionati 5×5 Masters përmbyll me sukses edicionin e parë në Shkodër

ShkodraWeb 21 April, 2026 0
shkreli landfill bushat zjarr 2026

“Përpjekje për ta trajtuar si çështje politike”, zjarri në landfillin Bushat, kryetari Shkreli: Shpreh keqardhje…

ShkodraWeb 21 April, 2026 0
policia malesi madhe naten1

Bashkëshorti denoncon largimin e gruas së tij 40- vjeçare nga banesa në Malësinë e Madhe…

ShkodraWeb 21 April, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.