Plagoset ne Tirane bisnesmeni i njohur Pellumb Gjoka, arrestohet autori

Burime policore bejne me dije se pas një konflikti me armë zjarri tek Pazari i Ri ne Tirane, i plagosur në këmbë mbeti Pëllumb Gjoka, biznesmen i njohur. Burime nga policia bënë me dije se Gjoka ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 11.09.2017, rreth orës 21 :00 në numrin e Emergjencave 112, ka ardhur telefonatë për plagosje me armë zjarri tek “Pazari i Ri”. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga hetimet paraprake ka rezultuar se:
Shtetasi P.Gj., pas një konflikti është qëlluar në pjesën e këmbës me armë zjarri nga shtetasi K.M., 40 vjeç, banues në Tiranë.
Shtetasi i dëmtuar është transportuar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Autori i plagosjes, shtetasi K.M., 40 vjeç është arrestuar nga policia dhe është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme. Po punohet për zbardhjen e motiveve dhe rrethanave të ngjarjes.