Ish- deputet Mark Frroku është dënuar me përjashtim nga çdo aktivitet sportive në Shqipëri pasi gjatë ndeshjes Tërbuni- Egnatia keqtrajtoi kundërshtarët e tij.
Frroku mban një post zyrtar në ekipin e Tërbunit i cili dikur ishte në pronësi të vëllait të tij Arben Frroku, kurse sot e ka nipi i tij.
Ndërkohë edhe dy zyrtarë të tjerë janë dënuar incidentet e shkaktuara në këtë ndeshje ndërsa KF Tërbuni është dënuar me rënie nga kategoria e parë në atë të dytën në mënyrë të menjëhershme.
NJOFTIMI NGA FSHF
FK Tërbuni, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive në mënyrë të përsëritur, duke mos garantuar sigurinë e lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të Neneve 27, 28, 31, 39/1, 55/2, 63, 64/2, dhe 65 të KDS përjashtohet nga aktiviteti futbollistik për sezonin 2019-2020 dhe zbritet në një kategori më të ulët.
Zyrtari i FK Tërbuni, Dritan Frroku, për sùlm dhe dhúnë ndaj kundërshtarëve, në bazë të Neneve 11/1/e, 11/1/f, 31, 38, 39/1, 47/2/b dhe 55/1 të KDS përjashtohet përgjithmonë nga çdo aktivitet futbollistik.
Zyrtari i FK Tërbuni, Alfons Gjergji, për sùlm dhe dhúnë ndaj kundërshtarëve, në bazë të Neneve 11/1/e, 11/1/f, 31, 38, 39/1, 47/2/b dhe 55/1 të KDS përjashtohet përgjithmonë nga çdo aktivitet futbollistik.
Zyrtari i FK Tërbuni, Mark Frroku, për sùlm dhe dhúnë ndaj kundërshtarëve, në bazë të Neneve 11/1/e, 11/1/f, 31, 38, 39/1, 47/2/b dhe 55/1 të KDS përjashtohet përgjithmonë nga çdo aktivitet futbollistik.
Nga vendimet e mësipërme, mund të përfitojnë ekipet e Veleçikut të M.Madhe Dinamo. Këto dy epike tashmë nuk do të bien automatikisht nga Kategoria e Parë në të dytën për shkak të renditjes aktuale.
Ndeshja në mes tyre, me 25 korrik, do të jetë vendimtare. Nëse Veleçiku fiton me Dinamon, kryeqytetasit do të kenë mundësinë e një ndeshje play- out. Dinamovitëve në këtë ndeshje, u mjafton një barazim.