Vllaznia do të përballet më datë 21 korrik në orën 21:00 në stadiumin “Loro Boriçi” ndaj Universitatea Kraiovës në ndeshjen e parë të turit të dytë të Ligës së Konferencës.
Në këtë takim tepër të rëndësishëm për shkodranët do të vendosin drejtësi një katërshe arbitrash nga Irlanda.
Kryesor do të jetë Pol Meklohlin, i mbështetur nga asistentët Kristofer Kembëll dhe Ein Majkëll Harte. Arbitër i katërt do të jetë Kevin O’Salivan.
Ndërkohë sfida e kthimit do të zhvillohet një javë më pas, më 28 korrik në orën 19:30 në Kraiovë.