Partia Demokratike Shkodër ka dalë në një konferencë për shtyp pak orë para protestës së lajmëruar për ditën e neserme, para Kuvendit. Zëdhënësja e degës lokale Jesmina Lici, ka ftuar të gjithë qytetarët ti bashkohen protestës para parlamentit, duke nënvizuar se është akti i fundit pët të larguar të keqen që ka kapluar vendin tonë. “Banda që po çon vendin të greminë dhe që ka uzurpuar qeverisjen, nuk është më përfaqësuese e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Lici ka njoftuar se PD ka vënë në dispozicion të qytetarëve që duan ti bashkohen protestës autobusë në sheshin para Teatrit “Migjeni”, tek Katedralja dhe tek sheshi “Isa Boletini”.