Skip to content
16 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

PD: Bashkimi i votave PS- LSI kushtoi 240 milione euro

ShkodraWeb 27 July, 2017
Ne nje deklarate te shperndare per mediat nga Partia Demokratike thuhet: Vota e bashkimit PS/LSI vlen 240 milionë euro. Kjo është e vetmja e vërtetë nga mbledhja e djeshme e Këshillit Bashkiak Tiranë. 180 milionë euro për UKT-në dhe 60 milionë të tjerë për konçesionin e shkollave të Tiranës. Qindra milion euro të qytetarëve të Tiranës për interesat okulte të Erion Velisë.
Por çfarë ndodhi konkretisht.
Në mungesë totale transparence, të martën në mbrëmje, këshilltarët bashkiakë të PS dhe të LSI organizuan një takim të përbashkët pa pjesëmarrjen e shoqërisë civile e as më pak të këshilltarëve demokratë mbi çështjen e ngritjes së tarifës së ujit.
Pas këtij takimi, këshilltarët demokratë lëshuan disa thirrje publike drejtuar të gjitha forcave politike në këshill, e në veçanti LSI-së, të mos legjitimojnë këtë aferë okulte të Veliajt.
Thirrja jonë ishte fare e thjeshtë : 19 votat tona me 13 votat e LSI përbënin shumicën e vendimarrjes së këshillit (32 nga 61 këshilltarë në total). Ne mund të bllokonim Erion Velinë por pazari 240 milionë eurosh rezultoi të ishte më i fortë.
Të mërkurën, në orën 18:00, pavarësisht thirrjes sonë, LSI luajti me dy porta. Veliajt ju dha vota, popullit ju dha fatura.
Dy këshilltarë të saj, Genta Mezini dhe Agim Kraja qëndruan në sallë dhe siguruan kuorumin e nevojshëm duke ju shtuar 25 votave të PS, 3 të PDIU dhe 1 vote të FRPD.
Ndërkohë, ende pa filluar mbledhja e Këshillit, nga salla kishin dalur të gjithë këshilltarët demokratë si dhe shumica e këshilltarëve të LSI. E ripërsëris, të 19 këshilltarët demokratë kanë bojkotuar që në fillim seancën e djeshme duke mos marrë pjesë në asnjë votim apo diskutim, përfshirë rendin e ditës apo votimin e kredive të buta siç u shpif së fundmi.
Dje vota e bashkimit PS/LSI vlente 240 milion euro. Kaq duhet mbajtur mend.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: LSI perjashton dy keshilltaret bashkiake qe shiten voten e tyre
Artikull pasardhës: Kapen 550 kg marijuane ne Mynih, dyshohet se vinte nga Shqiperia

TË FUNDIT

agaci guri 2026

MINUTA E FUNDIT – Largohet me dorëheqje Ëngjëll Agaçi, Rama ndryshon edhe shefen e kabinetit…

ShkodraWeb 13 February, 2026 0
belinda komisioni europian 2026

“Kuvendi të adresojë pa vonesë kërkesat për heqjen e imunitetit”, Komisioni Europian shprehet për Ballukun…

ShkodraWeb 9 February, 2026 0
Grupi-parlamentar-i-PS

“Grupi i PS do ta zgjidhë përmes ndërhyrjes në legjislacion”, çeshtja “Balluku”, paralajmëron kryeministri Rama

ShkodraWeb 9 February, 2026 0

TË FUNDIT

  • Shqipëria po kthehet në një azil të madh, popullsia mbi 65 vjeç si ka ndryshuar demografia në 10 vite… 16 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 16 shkurt 2026… 16 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 16 shkurt 2026… 16 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 16 shkurt 2026… 16 February, 2026
  • VIDEO – Vllaznia feston 107- vjetorin në mënyrën më të mirë, mund Elbasanin dhe shkon në +5… 15 February, 2026
  • Olimpiada Dimërore, zhgënjen italiania Colturi që përfaqëson Shqipërinë, vetëm e 16- ta në slalomin gjigant 15 February, 2026
  • RAPORTI – Situata e përkeqësuar e motit, ja si paraqitet situata në 5 bashkitë e qarkut të Shkodrës… 15 February, 2026
  • VIDEO – Bllokohet sërish qarkullimi i mjeteve në aksin Qafë- Thore, nivel i lartë rreziku nga reshjet e borës 15 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 15 shkurt 2026… 15 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 15 shkurt 2026… 15 February, 2026
  • NGA PAULIN MACAJ – Pse Rrjolli i Velipojës është beteja e të gjithëve, faktet që shteti fsheh… 14 February, 2026
  • VIDEO – Policia e Shkodrës arreston 3 të rinj, të përfshirë në veprimtarinë e shitjes së lëndëve narkotike 14 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

pensioniste shetitje 2021

Shqipëria po kthehet në një azil të madh, popullsia mbi 65 vjeç si ka ndryshuar demografia në 10 vite…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
shtypi

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 16 shkurt 2026…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
HOROSKOPI

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 16 shkurt 2026…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
MOTI

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 16 shkurt 2026…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.