
Është mbyllur zyrtarisht numërimi edhe në kutinë e fundit dhe tashmë Bashkia Vau- Dejës është fituar nga Partia Demokratike. Ky subjekt politik ka marrë rreth 40.8% votave ose 6376 vota. Partia Socialiste, pavarësisht se qeveris këtë bashki nga 30 qershori 2019, është forcë e tretë politike me rreth 23.86% të votave ose rreth 3728 vota.
Partia Socialdemokrate është konfirmuar si forcë e dytë politike me 26.22% të votave ose mbi 4097 vota. LSI- ja ka vijuar trendin rënës edhe në këtë bashki të qarkut të Shkodrës, duke u renditur forcë e tretë me vetëm rreth 993 vota ose 6,35%. Aktualisht, numërimi në këtë qark vijon vetëm për Bashkinë e Shkodrës.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!