
Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani komenton lajmin për formimin e një partie të re nga deputetja Rudina Hajdari, me emrin “Bindja Demokratike”. Me ironi të thellë Manjani përshkruan edhe strukturën formuese të kësaj partie, sipas tij.
Komenti i plotë nga Manjani:
Lajm:
Krijohet parti e re.
Quhet: Bindja Demokratike.
Përbëhet prej: Demokratësh të bindur.
Qëllimi: ti jepet edhe pak oksigjen qeverisë.
Motivi: për inat të Lulit.
Objektivi: kap ç’a t’kapësh.
Financohet nga: “sekret”
Koha e themelimit: shpejt e shpejt sa nuk ka ndërruar mendje PD.
Selia: godina e Kryeministrisë.
Programi: në hartim e sipër. ( coming soon) në varësi të situatës.
Slogani: opozitë e bindur e tigani plot.
Konkluzioni:
Mirë ata që janë “bindur” nuk e kuptojnë dot se ku janë, po qeveria vërtetë beson se do mbijetojë me ta?!
Unë mendoj se jo…