Skip to content
10 November, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Kryesore
  • Politika

Parlamenti tre seanca plenare në katër ditë, ja çfarë pritet të miratohet javën që vjen, e fundit për këtë sesion…

ShkodraWeb 26 July, 2020
kuvend seance plenare

Katër ditët e ardhshme do të jenë të ngjeshura për ligjvënësit. E hëna, do mbledhë deputetët të një seancë të veçantë për t’i vendosur vulën përfundimtare nismës së rreth një viti më parë të ndërmarrë me vrull e seriozitet nga mazhoranca socialiste për shkarkimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta.

Shumica qeverisëse, nuk do ta lëvizë Ilir Metën nga posti që mban prej 24 Korriku të 2017, por do të mjaftohet vetëm me një tërheqjeje veshi. Parlamenti do të votojë raportin përfundimtar të komisionit hetimor për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të Presidentit të Republikës, si për anulimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019, ashtu dhe për procedurat për emërimin të gjyqtarëve kushtetues.

Raporti që është miratuar nga deputetët socialistë më herë në komisioni e posaçëm parlamentar, thekson se nuk ka arsye për të justifikuar shkarkimin e Presidentit të Republikës. Vendimi u mor pasi Komisioni i Venecias, në raportin për çështjen e zgjedhjeve bëri të qartë se nuk ekziston arsye për shkarkim të Ilir Metës, ndërkohë që në raportin e dytë për emërimet në Kushtetuese, i dha të drejtë Presidenti për vendimet e tij.

Të mërkurën, më 29 Korrik, deputetët do të mblidhen sërish në seancë plenare. Projektligji kryesor që do diskutohet është amnistia fiskale. Nisma e cila është mbrojtur fort nga kryeministri Edi Rama, por që gjatë periudhës kur u diskutua është përcjellë me kritika sidomos nga FMN. Java e gjatë parlamentare parashikohet të mbyllet më 30 Korrik, kur është vendosur që deputetët të diskutojnë mbi ndryshimet kushtetuese, që kanë shkaktuar një debat të fortë politik.

Nisma që parashikohet të hidhet për votim e që ka kaluar më parë në Këshillin e Legjislacionit dhe Komisionin e Ligjeve, parashikon hapjen e pjesshme të listave të kandidatëve për deputetë në masën 2/3. Këto ndryshime mbështeten nga kryeministri Rama, por aspak nga opozita jashtëparlamentare, pasi argumentojnë se qëllimi i vetëm i Ramës është elìminimi i koalicioneve parazgjedhore.

Opozita e Bashkuar ka prezantuar së fundmi propozimin për hapje 100% të listave e kandidatëve për deputetë, porse koalicionet parazgjedhore të mos preken dhe të ruhet formula ekzistuese e shpërndarjes së mandateve për deputetë.

Për këtë propozim të fundit palët nuk kanë gjetur asnjë pikë ku mund të afrohen. Ndërkohë që kanë mbetur vetëm pak nga dita e votimit, pritet që negociatat si publike, ashtu edhe në prapaskenë të jenë të ethshme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: “I nxehti afrikan” mbërrin në Shqqipëri, temperaturat janë tjetër deri në 40 gradë, edhe në Shkodër…
Artikull pas: E BUJSHME – I riu shkodran “Hazardi i ri”, pranë firmosjes me ekipin prestixhoz, Inter “parakalon” Juventusin…

TË FUNDIT

berisha spak 2025
  • Aktualitet

“21 JANARI” – Kryetari i PD- së Sali Berisha thirret në SPAK për ngjarjen, para tij ishte edhe Basha…

ShkodraWeb 10 November, 2025
hani hotit naten
  • Aktualitet

AMP nis hetimin ndaj dy policëve në Hanin e Hotit, lejuan të kalonte kamionin ku malazezët gjetën drogë

ShkodraWeb 10 November, 2025
angoni duda 2025
  • Aktualitet

“Largohem me ndjenjën e plotësisë”, Majlinda Angoni u lirua nga detyra pas më shumë se 5 viteve, ja mesazhi i saj

ShkodraWeb 10 November, 2025

TË FUNDIT

  • “21 JANARI” – Kryetari i PD- së Sali Berisha thirret në SPAK për ngjarjen, para tij ishte edhe Basha… 10 November, 2025
  • AMP nis hetimin ndaj dy policëve në Hanin e Hotit, lejuan të kalonte kamionin ku malazezët gjetën drogë 10 November, 2025
  • “Largohem me ndjenjën e plotësisë”, Majlinda Angoni u lirua nga detyra pas më shumë se 5 viteve, ja mesazhi i saj 10 November, 2025
  • “Denigrim i pronës private dhe simbolikave tona të shenjta”, Myftinia Shkodër reagon për heqjen e tabelës… 10 November, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 10 nëntor 2025… 10 November, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 10 nëntor 2025… 10 November, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 10 nëntor 2025… 10 November, 2025
  • KOHA E GËSHTENJAVE – Çfarë i ndodh organizmit tuaj nëse i konsumoni rregullisht ato… 9 November, 2025
  • Prangoset 37- vjeçari nga Shkodra që dhunonte nënën e tij, shpallen në kërkim dy shtetas që qëlluan me armë 9 November, 2025
  • Arrestohet shoferi i dehur në drejtim të automjetit, Policia e Shkodrës procedon penalisht edhe 2 shoferë 9 November, 2025
  • EMRI – Humbi jetën duke riparuar një defekt interneti, kush është 38- vjeçari nga Shkodra… 9 November, 2025
  • MINUTA E FUNDIT – Gjendet trupi i pajetë i një 65- vjeçari, policia jep informacionet e para… 9 November, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

berisha spak 2025
  • Aktualitet

“21 JANARI” – Kryetari i PD- së Sali Berisha thirret në SPAK për ngjarjen, para tij ishte edhe Basha…

ShkodraWeb 10 November, 2025
hani hotit naten
  • Aktualitet

AMP nis hetimin ndaj dy policëve në Hanin e Hotit, lejuan të kalonte kamionin ku malazezët gjetën drogë

ShkodraWeb 10 November, 2025
angoni duda 2025
  • Aktualitet

“Largohem me ndjenjën e plotësisë”, Majlinda Angoni u lirua nga detyra pas më shumë se 5 viteve, ja mesazhi i saj

ShkodraWeb 10 November, 2025
xhamia tabela 2025
  • Aktualitet

“Denigrim i pronës private dhe simbolikave tona të shenjta”, Myftinia Shkodër reagon për heqjen e tabelës…

ShkodraWeb 10 November, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.