Trajneri Kristian Panuçi doli në konferencën për shtyp para gazetarëve ku foli për ndeshjen e nesërme ndaj Skocisë:
A keni një vendim për formacionin që do të luani nesër, sa ndryshim do të ketë nga ndeshja me Izraelin?
Natyrisht për edhe faktin se janë 2 ndeshje brenda dy ditësh, do të ndryshoj diçka. Kam menduar disa ndryshime referuar edhe takimin me Izraelin, do t’i shikoni nesër në fushë.
Pritet të jetë një nga ndryshimet prezenca e Agollit në fushë?
Agolli është kapiten sepse ka më shumë prezenca në Kombëtare. Është lojtarë shumë i rëndësishëm. Do ta shikoni nesër, nëse do të luajë apo jo. Ka punuar mirë, është stërvitur mirë. I përket ndeshjes së nesërme nëse do të luajë.
Këtu në Skoci, keni ardhur për barazim apo për fitore? Do kënaqeshit me barazim?
Natyrisht nuk zbresim në fushë për një pikë. Zbresim për ta fituar. Do të bëjmë gjithçka për ta fituar. Njohim defektet që kemi. Jemi përballë një skuadre kundërshtarë të plagosur, ka humbur ndaj Belgjikës në miqësore. Luajmë në një ambient të vështirë. Nuk vijmë në asnjë moment për të marrë një pikë.
Cilat janë parashikimet tuaja për ndeshjen?
Natyrisht do të provojmë të fitojmë. Dhe me kualitetet që kemi do të provojmë të fitojmë, me gjithë respektin që kemi për Skocisë është e drejta jonë të provojmë të fitojmë. Më pas do të flasim pas ndeshjes.
Ke qenë edhe më parë në Skoci madje dhe ke shënuar, ndërsa tani vjen përsëri…
Ka qenë një nga momentet më të mira goli i shënuar ndaj Skocisë. Është një situatë tjetër tani. Tani vij si trajner i Shqipërisë. Skocia ka qenë ndryshe në atë kohë, nuk do të jetë aspak e thjeshtë dhe kur do të vish të luash më një Skoci që vjen pas një humbje 4-0 dhe ajo që mendoj është se duhet respektuar krenaria te skuadra kundërshtare.
I frikësohem shumë krenarisë së lojtarëve skocezë. E ritheksoj së është një ndeshje e vështirë dhe duhet luajtur me shumë kurajo.Le të themi se do i japi goditjen e fundit një skuadre te plagosur./panorama/