Skip to content
9 March, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Panucci: Kam marre keshilla nga De Biazi, formacioni i ri….

ShkodraWeb 1 September, 2017
panucci
Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Kristian Panuçi, ka dalë para mediave në konferencën e zakonshme për shtyp para ndeshjes me Lihtenshtejnin, duke treguar përgatitjet për këtë sfidë të parë të tijën në drejtimin e kuqezinjve.
Ndjesia e javës së parë me skuadrën
“Skuadra ka punuar mirë, ka punuar me seriozitet dhe mendoj se jemi përgatitur mirë për këtë ndeshje, kam gjetur një grup të bukur dhe jam i lumtur”.
Kush luan në sulm
“Në fillim formacionin do ia them skuadrës, do e shihni nesër”.
Nëse ka një ide të qartë për rreshtimin që do të ketë Kombëtarja
“Për nesër i kam idetë e qarta, por kjo nuk do të thotë që ai do të jetë moduli i gjithmonshëm i Kombëtares”.
Mungesa e sulmuesve pas situatës së Sadikut dhe Cikalleshit
“Sadikun nuk e di nëse do të luajë apo jo. Cikalleshi nuk është këtu për zgjedhjen time, por për një sjellje të tij. Por kjo nuk do të thotë që nuk do të jetë në ndeshjet e radhës”.
Dualizmi në portë
“Zgjedhjen do të shihni nesër. Unë jam mësuar tua them formacionin lojtarëve më parë”.
Për sjelljen që pret nga lojtarët
“Sjellja është normaliteti i jetës, nëse duhet të jesh brenda orës 1 në grumbullim, nuk është vend pune ku kërkohet leje. Për më shumë nuk dua të flas më për këtë, se më e rëndësishme është ndeshja e nesërme”.
A është një epokë e re në Kombëtare dhe cilat janë rregullat
“Mendoj se rregullat janë njëlloj në të gjitha skuadrat. Mendoj se janë profesionializmi, të punosh shumë dhe shpresoj të fitoj ndeshjen. Çdo përpjekje është për të fituar ndeshjen, nuk i kam ndryshuar rregullat. Ata janë respektoje punën, puno shumë”.
Nëse e sheh si vijimësinë e De Biazit
“Shpresoj që të jem si Xhani. Ai punoi shumë mirë në Shqipëëri. Uroj që të vazhdoj në të njëjtën rrugë”.
Nëse do të përdorë ndeshjet për të ndërtuar të ardhmen
“Është shumë e vështirë, por mendoj vetëm për Lihtenshtejnin, se është më e rëndësishmja për mua dhe ajo është nesër. Pastaj Maqedonia dhe në tetor Spanja e Italia. Pas këtyre katër ndeshjeve do të shoh sa pikë kemi marrë në këto ndeshje”.
Nëse ka biseduar me De Biazin
“Kam folur me De Biazin, edhe për këshilla, sigurisht. Nuk kam asnjë lloj turpi të pyes. Ku nuk njihja, kam pyetur. Pastaj punoj në mënyrën time, shoh futbollin ndryshe, por Xhani është një mik dhe më ka dhënë këshilla”./panorama/
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Raporti/ Sa aktive jane banoret e shteteve, ja rezultati mbi shqiptaret
Artikull pasardhës: Flet zjarrefikesi i plagosur: Nuk mbaj mend asgje, vetem kur pashe veten ne spital

TË FUNDIT

engin firat

E TRISHTË – Ndahet nga jeta ish- drejtori sportiv i Vllaznisë, u godit nga një arrest kardiak në aeroport…

ShkodraWeb 9 March, 2026 0
hysa masters 2026

VIDEO – Tjetër risi në Shkodër, organizohet kampionati i futbollit 5×5 “Masters+40” me 8 skuadra…

ShkodraWeb 9 March, 2026 0
edi martini vlorë 2026

VIDEO – Flamurtari “macja e zezë”, mund Vllazninë sërish, shkodranët luajnë për rreth një orë me 10 lojtarë

ShkodraWeb 8 March, 2026 0

TË FUNDIT

  • MINUTA E FUNDIT – Humb jetën shoferi, makina përplaset me shtyllën dhe murin në aksin Shtoj- ish- Reparti Ushtarak 9 March, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – PD zyrtarizon kandidaturat për kryetar të degës Shkodër, garojnë Ibro dhe Çylybyli 9 March, 2026
  • E TRISHTË – Ndahet nga jeta ish- drejtori sportiv i Vllaznisë, u godit nga një arrest kardiak në aeroport… 9 March, 2026
  • Zgjedhja e administratorit të UNISHK, mbledhja e Bordit të Administrimit u ndërpre dhe tani shtyhet…?! 9 March, 2026
  • Gjykata Kushtetuese e Kosovës pezullon dekretin e presidentes Osmani, nuk mund të ketë zgjedhje deri me 31 mars 9 March, 2026
  • Arrestohet shoferi në Shkodër, tentoi ti shmanget kontrollit të policisë, pasagjeri në mjet qëllon me armë në ajër… 9 March, 2026
  • VIDEO – Tjetër risi në Shkodër, organizohet kampionati i futbollit 5×5 “Masters+40” me 8 skuadra… 9 March, 2026
  • Lufta në Lindjen e Mesme, rrit çmimin e naftës, reagon Trump: Është e përkohëshme, do të bjerë me shpejtësi 9 March, 2026
  • STATISTIKAT – Në raport me popullsinë në vendin amë, shqiptarët janë komuniteti më i madh në Itali… 9 March, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 9 mars 2026… 9 March, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 9 mars 2026… 9 March, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 9 mars 2026… 9 March, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

policia naten 2025

MINUTA E FUNDIT – Humb jetën shoferi, makina përplaset me shtyllën dhe murin në aksin Shtoj- ish- Reparti Ushtarak

ShkodraWeb 9 March, 2026 0
gent ibro ardit qylybyli 2026

MINUTA E FUNDIT – PD zyrtarizon kandidaturat për kryetar të degës Shkodër, garojnë Ibro dhe Çylybyli

ShkodraWeb 9 March, 2026 0
engin firat

E TRISHTË – Ndahet nga jeta ish- drejtori sportiv i Vllaznisë, u godit nga një arrest kardiak në aeroport…

ShkodraWeb 9 March, 2026 0
godina rektorat unishk 2025

Zgjedhja e administratorit të UNISHK, mbledhja e Bordit të Administrimit u ndërpre dhe tani shtyhet…?!

ShkodraWeb 9 March, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.