Skip to content
3 February, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
VIDEOT TONA
  • Aktualitet

OPINION – Nga Gurakuqi tek Beqja, historia se si u djallos një vend…

ShkodraWeb 2 years ago

Mundësi pushimi- shofera kampioni

0

Eshte magjepsese, por historia e perserit vetveten thuajse ne gjithcka. Fatkeqesisht ndonjehere ne menyre te mbrapsht.

Ne vitet 20 te shekullit te kaluar, shteti i sapoformuar shqiptar kishte nevoje per investime publike qe te nxirrte vendin nga varferia dhe te shtynte ekonomine ne rrugen e zhvillimit. Por ne pamundesi per te siguruar hua ne tregjet financiare, qeveria e atehershme ju drejtua mekanizmit te Partneritetit Publik Privat.

Ne shtator te vitit 1923, ne Parlamentin e Shqiperise mberriten kontratat e para te koncesioneve. Fillimisht ishte koncesioni i vajgurit me kompanine angleze Anglo Persian, me pas ai i kripes, lekureve te bagetive e keshtu me radhe, pyjeve, duhanit, thuajse ne te gjithe sektoret dominante te ekonomise se atehershme shqiptare.

Nje shtet i sapoformuar nuk kishte ekspertizen per te negociuar marreveshje komplekse, te cilat kishin pasoja shumevjecare per ekonomine. Ndaj shumica e koncesioneve praktikisht ishin leshime per kompanite e huaja dhe me perfitime te cunguara per shtetin shqiptar. Por ne Parlamentin e atehershem te Shqiperise ndodhej nje burre, i cili per nga njohurite dhe vizioni ne kete fushe ishte te pakten 100 vjet perpara kohes se tij. Ky ishte Luigj Gurakuqi, njeriu i cili shtjelloi i pari publikisht ne Shqiperi te ashtuquajturen doktrinem e dyerve te hapura, pra tregut te lire dhe konkurrences se barabarte per te gjithe.

Permes disa fjalimeve te fuqishme, Gurakuqi do te shtronte para Parlamentit, ato qe duhet te ishin parimet e kontratave koncesionare.

Se pari, koncesionet nuk duhet te ishin ekskluzive dhe nuk duhet te ishin ne asnje menyre monopol per te mos penguar futjen e kompanive te tjera.

Se dyti, afati i tyre duhet te ishte sa me i shkurter per te mos e lene vendin peng ne afatgjate.

Se treti, shteti shqiptar duhet te ruante maxhorancen, me te pakten 51 per qind te aksioneve, ne cdo shoqeri koncesionare te pasurive publike.

Se katerti, shoqerite qe fitonin kontrata koncesionare nuk duheshin lejuar qe te transferonin koncesionin.

Se pesti, kontratat koncesionare, vec kriterit ekonomik duhet te mbanin parasysh edhe ate gjeopolitik duke preferuar kompanite qe vinin nga vendet aleate.

Shume nga koncesionet e viteve 20 deshtuan per shkak te destabilitetit politik te vendit. Por ndersa nje shekull me pare, Shqiperine e shpetoi rastesia- sic thoshte Konica- 100 vjet me vone e groposi grykesia.

Sot pasurite kombetare te vendit jane shenderruar gati ne mallkim. Ne nafte, nje sere ngjarjesh te ndodhura javet e fundit, kane nxjerre ne pah fakte uleritese se si koncesionet jane perdorur per te zhvatur qytetaret dhe skllaveruar punonjesit.

Ne shendetesi, PPP-te kane cmontuar totalisht sistemin, duke devijuar ne llogari private qindra milione euro permes abuzimeve flagrante.

Ne fushen e fiskut, vetem per te kontrolluar karburantet shqiptaret paguajne aktualisht 3 koncesione, nderkohe qe qeveria po ben gati te katertin.

Ne sektorin e mbetjeve, Shqiperia paguan mafien e pehrave per investime te pakryera, nje skeme te cilen e refuzuan edhe republikat me te korruptuara te planetit, si vendet afrikane.

Fatkeqesisht, te gjitha keto kontrata jane monopole te blinduara me ligj. Shumica e koncesioneve zoterohen nga kompani te fshehta. Pjesa derrmuese e tyre kane nderruar disa here duar. Dhe te gjitha kane afate mbi 10 vjecare duke i vene buxhetit dhe ekonomise nje gur te rende ne qafe, qe do te rrije aty per shume vjet.

Parimet qe Gurakuqi shtroi 100 vjet me pare jane permbysur me koke poshte. Historia e perseriti veten padrejtesisht me Shqiperine. Nga Rilindja e Gurakuqit e degdisi tek Rilindja e Beqjas dhe shefit te tij me poture. /Nga Klodian TOMORRI/

Mundësi punësimi- shoferë kamioni

Continue Reading

LAJM PARA: “Le boshllëk dhe dhimbje!”, dedikimi prekës i koleges për arkitektin 28 vjeçar që humbi jetën nga Covid- 19…
LAJM PAS: Nga hera e parë tek përsëritja, ja sa do të jetë gjoba për maskat nga e enjtja, nëse jeni pa ID përfundoni në komisariat…

TË FUNDIT

EMRAT – Merrnin shpërblim për të kryer skanimin në spitalin shtetëror, arrestohen dy mjekët…
  • Aktualitet

EMRAT – Merrnin shpërblim për të kryer skanimin në spitalin shtetëror, arrestohen dy mjekët…

2 hours ago
MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 3 shkurt 2023…
  • Aktualitet

MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 3 shkurt 2023…

5 hours ago
“E kam pritur në zyrë me kërkesë të tij, kemi pasur disa takime”, skandali “McGonigal”, Rama: Nuk do shkoj në Kuvend
  • Aktualitet

“E kam pritur në zyrë me kërkesë të tij, kemi pasur disa takime”, skandali “McGonigal”, Rama: Nuk do shkoj në Kuvend

15 hours ago

TË FUNDIT

  • EMRAT – Merrnin shpërblim për të kryer skanimin në spitalin shtetëror, arrestohen dy mjekët…
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte 3 shkurt 2023…
  • MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 3 shkurt 2023…
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte 3 shkurt 2023…
  • Nga një burrë i quajtur “Rudina” tek “Trojani”, disa nga pseudonimet më të çuditshme në Shkodrën nën diktaturën komuniste
  • PERSONAZH – Njihuni me Marselën, vajzën nga Shkodra, pjesë e Delegacionit Rinor Shqiptar në OKB…

TË FUNDIT

EMRAT – Merrnin shpërblim për të kryer skanimin në spitalin shtetëror, arrestohen dy mjekët…
  • Aktualitet

EMRAT – Merrnin shpërblim për të kryer skanimin në spitalin shtetëror, arrestohen dy mjekët…

2 hours ago
HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte 3 shkurt 2023…
  • Argëtim

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte 3 shkurt 2023…

5 hours ago
MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 3 shkurt 2023…
  • Aktualitet

MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 3 shkurt 2023…

5 hours ago
SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte 3 shkurt 2023…
  • Kryesore

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte 3 shkurt 2023…

5 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.