Një nga lojtarët që është kthyer në një pikë të fortë në radhët e skuadrës së Partizanit është edhe Erald Çinari, shkodrani që është nga më të spikaturit në ofensivë.
Në prononcim për “Rtshsport”, Erald Çinari ka pohuar: “Vllaznia është ekipi ku jam rritur dhe po kalojnë moment të mirë. Do të jetë ndeshje e rivalizuar por duam pikë maksimale sepse shkojmë për të fituar”.
Më pas, Çinari u ndal te kundërshtari i radhës, ndërsa tha se: “Vllaznia është në moment të mirë dhe ka marrë rezultate pozitive, jo vetëm në Shkodër por edhe në transfertë. Gjithmonë i ka peshuar fanella dhe çdo herë ndeshjet ndaj Vllaznisë janë të vështira”, – tha Erald Çinari.
I pyetur se nesh shënon në Shkodra do të festoj si futbollist i Partizanit para tifozëve të vet, që këtë herë pritet të jenë të shumtë në numër, sulmuesi shtatlartë ka pohuar: “Nëse shënoj nuk festoj pasi është ekipi ku jam rritur. Do të shënoj nëse më jepet rasti por nuk festoj. Shpresoj të fitojë më i miri”, – tha duke mbyllur prononcimin e tij, Erald Çinari.