Nesër shënohet dita e parë e vitit të ri shkollor 2019 – 2020 në mbarë vendin. Në të gjithë sistemin parauniversitar në Shqipëri janë rreth 360 mijë nxënës. Një vit më parë, ky numër ishte 480 mijë, sivjet me një rënie të frikshme prej 120 mijë nxënës më pak. Për herë të parë në bankat e shkollës do të ulen 24 mijë nxënës ndërsa një vit më parë ishin 32 mijë, në vitin 2019- 2020 rreth 8 mijë më pak.
Ndërsa në sistemin 9-vjeçar janë gjithsej rreth 272 mijë nxënës. Në gjimnaze janë rreth 90 mijë nxënës në të gjithë territorin e Republikës. Krahasimi me një vit më parë, tregon shifra që duhet të alarmojnë këdo, sidomos ata që kanë për detyrë qeverisjen e këtij vendi.