Jo vetëm që votoi shkarkimin e presidentit për të drejtat e “nipërve dhe mbesave pensionistë” por deputeti Selami Jenishehri shkon deri aty sa thotë se do ta pranonte postin e tij nëse do ia ofronin. I ftuar në MCN, Jenishehri tha një natë më parë se do të ndërmerrte disa reforma.
“Unë do ta pranoja. Nëse më bëhet kjo ofertë, do ta pranoja sepse do të bëja shtetin shqiptar të drejtohej nga një qeveri me profesorë doktorë
Do të dënoja me ligj gjyqtarët që japin dënime të padrejta, 3 – 10 vjet burg. Do të vija ligjin e detektivit privat. E kam propozuar vetë dhe PS e hodhi poshtë se nuk do që të kontrollohen zyrtarët. Unë nuk e kam frikë burgun, prandaj e propozoj ” u shpreh ai.