“Na dhënë shpresë për një shërim të shpejtë”, kush është punëtori 42 vjeçar nga Shkodra që vdiq nga Covid-19 në Itali

Një punëtor shqiptar me origjinë në Shkodra, Rraci Zefan ka ndërruar jetë prej COVID-19 në një spital në Novara. 42-vjeçari ishte shtruar në spital pas infektimit me COVID-19 teksa banonte në Romentino ku dhe e thërrisnin ndryshe ‘’Giussepe’’.


Familjarët rrëfejnë se spitali u kishte dhënë shpresa për shërim të shpejtë dhe madje vdekjen nuk e kishte parashikuar askush.

‘’Spitali dukej se mund të favorizonte një ecuri pozitive të sëmundjes’’ – thonë anëtarët e familjes.

‘’Kushtet ishin të palëvizshme duke na dhënë shpresë për një shërim të shpejtë. Vdekja ishte një epilog që askush nuk e kishte parashikuar. Një tragjedi e papritur dhe aspak e dukshme duke marrë parasysh kushtet e shkëlqyera shëndetësore të Giuseppe ‘’.- rrëfejnë ata.

ShkodraWeb Channel