MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën mërkurë, 1 qershor 2022…

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira  në zonën veriore dhe verilindore, nuk përjashtohet mundësia e stuhive të izoluara në alpe. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 


Zona malore      14/32°C
Zona e ulët          15/34°C
Zona bregdetare  16/31°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari