MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtune 11 shtator 2021…

Moti për ditën e shtunë, 11 shtator 2021, do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura shtresore gjatë pasdites. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi deri në 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat:


Zona malore 13/26°C
Zona e ulët 15/32°C
Zona bregdetare 18/29 °C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari