
Moti do të jetë me kthjellime në pjesën e parë të ditës, pasdite vranësirat do të marrin zhvillim duke pasuar nga reshje shiu dhe stuhi në zonat malore.
Era do të jetë drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 18/36°C
Zona e ulët 19/39°C
Zona bregdetare 21/37°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!