
Moti për ditën e martë, 16 shkurt 2021, do të vijojë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të pakta me mjegull në zonat malore. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi deri në 8-10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3-4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje graduale në mesditë.
Temperaturat:
Zona malore -14/1
Zona e ulët -8/7
Zona bregdetare 1/8 gradë Celcius. /Meteorologe: Rezarta Xhakollari/
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!