MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 13 shtator 2022…

Moti do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të pakta. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 8-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3-4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në mëgjes dhe rritje gjatë ditës.

Temperaturat minimale dhe maksimale:


Zona malore 10/25°C
Zona e ulët 11/31°C
Zona bregdetare 18/29°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari