MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 9 maj 2022…

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira në shtim të pasuara nga reshje shiu lokale në mesditë. Era do të jetë me drejtim Veri-perëndim me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat minimale dhe maksimale:


Zona malore 10/24°C
Zona e ulët 10/28°C
Zona bregdetare 12/26°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari