MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 30 qershor 2022…

Moti do të jetë me diell dhe vranësira mesatare në juglindje të pasuara nga reshje dhe stuhi lokale pasdite. Era do të jetë drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 7  m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 – 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 


Zona malore      18/32°C
Zona e ulët          17/36°C
Zona bregdetare  21/34°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari