Moti për ditën e martë, 16 mars 2021, do të jetë me kthjellime dhe vranësira në zonën perëndimore, ndërsa në lindje do të ketë reshje bore. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi deri në 10- 15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.
Temperaturat:
Zona malore -2/6
Zona e ulët 3/14
Zona bregdetare 8/13 gradë Celcius. /Meteorologe: Rezarta Xhakollari/