
Dita e premte e 29 shtatorit pritet të karakterizohet nga mot i paqëndrueshëm.
Priten reshje të dobëta në shumicën e qarqeve por lokalisht mesatare në qarqet Korçë dhe Gjirokastër të cilat pritet të shoqërohen me shtrëngata në këto dy qarqe.
Era pritet të jetë e lehtë deri mesatare. Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
Në bregdet 18 / 27 °C
Në vendet e ulëta 16 / 28 °C
Në vendet malore 11 / 21 °C.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!