Dita e mërkurë moti parashikohet të nisë me kthjelime dhe vranësira të përqendruara përgjatë relieveve malore. Gradualisht vranësirat do të vijnë në dendësim. Në orët e pasdites, nisin reshjet e shiut të dobëta në jug e në mbrëmje shtrihen në të gjithë territorin, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.
Në orët e vona të mbrëmjes, në zonat malore e kodrinore parashikohen reshje dëbore, të cilat në juglindje do të marrin karakter të dendur. Era, do të fryjë me drejtim verilindje-juglindje e lehtë e mesatare, ndërsa përgjatë orëve të natës me intensitet e fortë, kryesisht në bregdet e lugina, duke u shoqëruar me shtim të dallgëzimit në dete.
Temperaturat parashikohen në zonat:
malore -5 deri në 7°C
e ulëta -1 deri në 14°C
bregdetare 0 deri në 16 °C