![](https://www.shkodraweb.com/wp-content/uploads/2022/07/moti-new-2022.png?x28643)
Dita e fundit e kësaj jave pritet të jetë nën ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme.
E diela e fundit e gushtit parashikohet me kthjellime dhe vranësira në zhvillim në orët e mesditës.
Në mesditë e pasdite përgjatë relieveve malore të vendit reshje shiu me intensitet të ulët.
Era nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-8m/sek. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.