Më poshtë, në video, është momenti kur efektivët e policisë kanë hédhùr në tokë ish- deputeten e PD, Albana Vokshi ndërsa përpiqej të hynte në perimetrin e Teatrit Kombëtar.
Në momentin që e hédhin në tokë, ajo rrethohet nga policët dhe nuk lejojnë asnjeri ti afrohet.
Në mbrojtje të saj ka ardhur gazetari e publicisti Enkel Demi, i cili është përballur me policinë për ta mbrojtur. Ai i bëri thirrje efektivëve që të mos e preknin me dorë ndërsa i kërkonte Albanës që të mos lëvizte.
“Ka mundësi të marrim atë grùan. Mos e prek me dorë atë se është fèmër. Albana mos lëviz”, dëgjohet duke thënë moderatori.