Ditën e nesërme në orën 10:00 del para gjykatës krimineli i masakrës së Selenicës që i mori jetën në mënyrë makabre 8 të afërmve të tij.
Ndonëse qytetarët kanë kërkuar vazhdimisht dënimin me vdekje për të, 24 vjeçari del nesër përpara togave të zeza. Mësohet se asnjë avokat nuk pranon të marrë përsipër të mbrojë vrasësin e tetëfishtë.
Kujtojmë se pasditen e së premtes Ritvan Zykaj vrau në mënyrë mizore 8 të afërmit e tij.
Zykaj i mori jetën vëllait të gjyshit të tij, 75 vjeçarin Demir Zykaj, bashkëshortes së tij Perie Zykaj 72 vjeç, djalit të Demirit, Besimin 43 vjeç, të shoqen Vasilikën 42 vjeç, të bijën Sara, 17 vjeçe dhe djalin e vogël Ledion 8 vjeç.
Nuk mjaftoi me kaq pasi Ritvani vrau dhe Azemin (djalin tjetër të Demirit) dhe të shoqen Afërditën.