Vllaznia ka mbyllur me fitore edhe sfidën me Erzenin në Shkodër. Kuqeblutë kanë regjistruar ndeshjen e gjashtë rradhazi të përfunduar me tre pikë të fituara. Ndërsa pjesa e parë e ndeshjes së luajtur në “Reshit Rusi” ka përfunduar 0 – 0, në minutln e 63- të ka mjaftuar vetëm një gol, ai i shënuar nga Arsen Hajdari për ti dhënë fitoren e rradhës shkodranëve. Me këtë fitore Vllaznia ka 18 pikë në grupin A, ose 5 më shumë se Dinamo e vendit të dytë. Ndeshjen e ardhshme kuqeblutë do ta luajnë në Lezhë me Shënkollin vendas.