Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur tek Unaza e Re, ndërsa nuk dihet ende identiteti i të plagosurit. Forca policie kanë mbërritur në vendngjarje.
Njoftimi i policisë
Rreth ores 21.25, shtetasi B.B, 34 vjeç, banues në Tiranë, ka shkuar vetë në spital me mjetin e tij, i plagosur me armë zjarri në këmbë tek sheshi “Shqiponja”, në rrethana ende të pa qarta, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.