Katër persona kanë mbetur të dëmtuar rëndë pasditen e sotme në Malësi të Madhe, si pasojë e një aksidenti. Mësohet se aksidenti ka ndodhur në Vrakë të Malësisë së Madhe, ku janë përplasur dy automjete.
Katër personat e lënduar, identiteti i të cilëve bëhet i ditur: Rovena Fatmir Mustafa 22 vjeç, Egzon Qemal Çokaj 25 vjeç, Gjon Leke Ivanaj 53 vjeç dhe Emrah Kujtim Malaj 23 vjeç, të cilët janë dërguar në spitalin e Shkodrës, ku ndodhen në gjendje të rëndë.