Dy mjekë të Qendrës Spitalore në Elbasan janë vënë në pranga mbrëmjen e sotme, pas ngjarjes së rëndë, ku 25-vjeçarja, Rexhina Debrova, një orë pasi solli në këtë botë vajzën e saj, ndërroi jetë. Sipas “News24”, dy mjekët e prangosur janë ranimatori Nikollaq Thano dhe kardiologu Mehmet Ibaj.
25-vjeçarja humbi jetën një orë pasi lindi vajzën e saj, ndërsa spitali, në një reagim për mediat, sqaroi se ngjarja e rëndë erdhi si shkak i një komplikacion postoperator trombemboli pulmonare, e cila i solli edhe vdekjen.
Ndërkohë, familjarët e viktimës kanë ngritur akuza ndaj stafit mjekësore, duke u shprehur se mjeku kardiolog është vonuar një orë dhe nuk ka mundur ta shpëtojë.